Sonte zhvillohen ndeshjet e kthimit të gjysmëfinaleve të Kupës së Kosovës në basketboll, me dy përballje që premtojnë shumë emocione dhe rivalitet të fortë.
Në takimin e parë, Trepça e ka marrë një avantazh të madh pas fitores 87:64 ndaj Borës, duke qenë shumë pranë kualifikimit në finale për herë të parë. Për të kaluar tutje, kryeqytetasit e Borës duhet të fitojnë me të paktën 24 pikë dallim – një sfidë e vështirë ndaj kampionëve aktualë të Kupës, fitues të edicionit të kaluar dhe shpallur gjithashtu kampion dhe fitues i Superkupës.
Në përballjen tjetër, Sigal Prishtina pret Bashkimin e Prizrenit. Pas fitores 83:67 të Prizrenit në ndeshjen e parë, kryeqytetasit duhet të fitojnë me të paktën 17 pikë diferencë për të arritur finalen.
Të dyja takimet premtojnë emocione dhe spektakël të vërtetë për adhuruesit e basketbollit kosovar.
Orari i gjysmëfinaleve të kthimit:
- 17:00 – Bora vs Trepça
- 20:00 – Sigal Prishtina vs Bashkimi
Finalja e Kupës së Kosovës është e planifikuar më 18 shkurt, dhe tifozët presin dy përballje shumë interesante që mund të ndryshojnë gjithçka.
D.L.
