Në Iran janë konfirmuar gjysmë milioni raste me COVID-19, me më shumë se 3 mijë e 800 raste të reja.
Gjoba po shqiptohen në Teheran për ata që i injorojnë rregullat, përfshirë këtu edhe karantinën dhe vendosjen e maskës në publik. Po ashtu edhe bizneset mund të gjobiten meqë nuk po i detyrojnë klientët të vendosin maska.
Në total, 28 mijë e 544 persona kanë vdekur si pasojë e COVID-19 në Iran./UBTNews