UBT News

Gjysma e Prishtinës pa rrymë

Lagjet Velania, Taukbahçja, Sofalia, Gërmia, Bregu i Diellit, Mati, Mahalla e Muhaxherëve dhe Matiçani, kanë mbetur pa rrymë.

Nga KEDS-i kanë njoftuar se si pasojë e një defekti shumë lagje kanë mbetur pa rrymë. KEDS ka dërguar menjëherë ekipet në terren për të sanuar defektin dhe të njëjtit po bëjnë përpjekje maksimale që në kohën më të shpejtë të mundshme të rikthejnë furnizimin me energji elektrike./UBTNews

Exit mobile version