UBT News

Gjysma e kompanive të mëdha të Zvicrës ishin pre e sulmeve kibernetike

Pothuajse gjysma e kompanive të mëdha të Zvicrës ishin viktima të sulmeve kibernetike, shpesh edhe me pasoja katastrofike, thuhet në një studim të publikuar të hënën.

Sipas një raporti të publikuar nga SwissVR Monitor, 45% e kompanive zvicerane me 250 e më shumë punonjës thonë se kanë raportuar së paku një sulm kibernetik.

Studimi, i cili u krye mes muajit maj dhe fillimit të muajit korrik nga firma e konsulencës Deloitte dhe Universiteti i Shkencave të Aplikuara nga Lucerni, tregon se kompanitë e vogla janë më pak në shënjestër të sulmeve serioze.

Sondazhi, i cili përfshiu 400 anëtarë të bordit të kompanive të mëdha të listuara dhe ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme (SME), zbuloi se vetëm 18% e kompanive me më pak se 50 punonjës kanë përjetuar sulm kibernetik./UBTNews/

Exit mobile version