Kryetari i Kievit, Vitaliy Klitschko tha të enjten se gjysma e popullsisë së Kievit u largua qysh prej pushtimit rus të Ukrainës, më 24 shkurt.
“Sipas disa informacioneve, çdo i dyti banor i Kievit u largua nga qyteti. Sot, më pak se 2 milionë banorë kanë mbetur atje”, u tha ai mediave ukrainase.
“Megjithatë, Kievi është kthyer në një kështjellë”, këmbënguli Klitschko, në ditën e 15-të të pushtimit rus:“Çdo rrugë, çdo ndërtesë, çdo pikë kontrolli është fortifikuar”.
Kiev kishte popullsi prej 3.5 milionë banorësh para se të fillonte konflikti me Rusinë./UBTNews/