Dënimi i tre rusëve dhe një ukrainasi seperatist për rrëzimin e fluturimit MH17 në verën e vitit 2014 është një hap i rëndësishëm, por nuk është përfundimtar, tha kryeministri holandez Mark Rutte pas vendimit.
Një gjykatës holandez i shpalli fajtorë tre burrat për vrasje masive në rrëzimin e avionit, i cili vrau të gjithë 298 personat në bord, kryesisht shtetas holandezë.
“Vendimi për gjyqin MH17 është pritur gjatë. Është mirë që tani është arritur kjo pikë. Ky është një hap tjetër në ndjekjen e së vërtetës dhe drejtësisë për viktimat dhe të dashurit e tyre. Por është gjithashtu një ditë tjetër e vështirë dhe shqetësuese për shumë nga familjet dhe miqtë e 298 personave që humbën jetën në atë ditë të tmerrshme, 17 korrik 2014”, tha ai në një deklaratë.
Ai paralajmëroi se të gjitha palët kanë të drejtë ankese. “Por për të përsëritur, një hap i rëndësishëm është ndërmarrë sot dhe shpresojmë se do të ndihet kështu edhe për të afërmit e viktimës”, shtoi ai./UBTNews/