UBT News

Gjykimi për rastin ‘Banjska’ fillon zyrtarisht këtë muaj

Pjesa kryesore e gjykimit për rastin e sulmit terrorist në Banjska, që ndodhi më 24 shtator 2023, pritet të fillojë më 17 prill 2025. Ky sulm çoi në vdekjen e rreshterit të policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku, dhe u realizua nga një grup i organizuar, i cili akuzohet për terrorizëm, financim terrorizmi dhe shpëlarje parash.

Aktakuza është ngritur ndaj 45 personave, përfshirë udhëheqësin e grupit, Millan Radoiçiq, dhe disa të tjerë që dyshohet të kenë organizuar sulmin me qëllim shkëputjen e pjesës veriore të Kosovës dhe bashkimin e saj me Serbinë. Disa prej të akuzuarve janë në paraburgim që nga shtatori i vitit 2023.

Gjykimi do të fillojë me fjalët hyrëse të palëve dhe dëshmitë e ekspertëve. Prokuroria ka siguruar prova të shumta, përfshirë dokumente, armë dhe pajisje elektronike që lidhin të akuzuarit me aktivitete kriminale./UBTNews/

Exit mobile version