Sot do të vazhdojë seanca gjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së që po mbahen në Hagë, ku deklaratën hyrëse do ta japë mbrojtja e ish-kryetarit të kuvendit, Jakup Krasniqi.
Seanca sot të nisë nga ora 09:00, ku kryetari i trupit gjykues, Charles Smith tha dje se “do të rimblidhemi nesër në orën 09:00 për të vijuar me deklaratën hyrëse të mbrojtjes së z. Krasniqi”, njofton Klankosova.tv.
Megjithatë sinjali i transmetimit vjen për 45 minuta me vonesë, për shkaqe sigurie, në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë.
I fundit që foli dje në Hagë ishte 10-shi i UÇK-së, Rexhep Selimi, i cili ndër të tjera përmendi masakrat e kryera nga Serbia, teksa shtoi se “kur të flasim për krime, të flasim për ato që kanë ndodhur vërtetë”.