UBT News

Gjykatat me performancë të ulët sa i përket rasteve me korrupsion

Gjykatat e Kosovës kanë pasur performancë të ulët sa i përket trajtimit të lëndëve, në luftën kundër korrupsionit, krimit të organizuar dhe shpëlarjes së parave për periudhën prill-shator të këtij viti.

Sipas raportit “Performanca e gjyqësorit gjatë muajve prill – shtator 2020, të publikuar nga platforma Group for Legal and Political Studies, u tha se edhe pandemia dhe masat e marra kanë ndikuar edhe në performancën e gjykatave.

Rreze Hoxha -Zhuja, nga platforma Drejtësia Sot, tha se Gjykatat Themelore në përgjithësi kanë pasur përformancë të dobët sa i përket luftës kundër korrupsionit.

“Pandemia ka goditur edhe sistemin e drejtësisë së Kosovës, ku është ndikuar efikasiteti i punëve”, tha ajo.

“Gjykatat Themelore sa i përket lëndëve korruptive kanë shqiptuar 34 aktgjykime, ku 24 prej tyre janë aktgjykime dënuese. Gjykata e Apelit para periudhës raportuese ka trashëguar 15 lëndë, ndërsa  gjatë periudhës raportuese ka pranuar 35 lëndë dhe në ketë periudhë ka zgjedhur 23 lëndë”.

“Gjykata Supreme  ka trajtuar gjithsej 5 kërkesa për mbrojtje të ligjshmërisë të ushtruara kundër vendimeve të gjykatave themelore dhe një ankesë ndaj vendimit të shkallës së dytë”, është shprehur ajo.

Exit mobile version