UBT News

Gjykata urdhëron Google të paguajë mbi 390 milionë dollarë pasi gjurmoi vendndodhjen e përdoruesve

SAN FRANCISCO, CALIFORNIA - APRIL 26: A sign is posted in front of a Google office on April 26, 2022 in San Francisco, California. Google parent company Alphabet will report first quarter earnings today after the closing bell. (Photo by Justin Sullivan/Getty Images)

Një gjykatë në Konektikat urdhëroi gjigantin e teknologjisë Google të paguajë 391.5 milionë dollarë në 40 shtete të SHBA-së pasi një hetim mbi mënyrën se si gjurmohen vendndodhjet e përdoruesve zbuloi se kompania ka shkelur privatësinë e përdoruesve.

“Kjo zgjidhje prej 391.5 milionë dollarësh është një fitore historike për konsumatorët në një epokë të rritjes së mbështetjes tek teknologjia”, tha në një deklaratë William Tong, Prokurori i Përgjithshëm i Connecticut.

“Të dhënat e vendndodhjes janë ndër informacionet personale më të ndjeshme dhe më të vlefshme që mbledh Google, dhe ka kaq shumë arsye pse një konsumator mund të zgjedhë të mos ndjeket” shtoi ai.

Tong shtoi se vendimi i gjykatës është zgjidhja më e madhe e privatësisë me shumë shtete në SHBA dhe një fitore historike kundër mbikëqyrjes korporative të qytetarëve.

Gjurmimi i vendndodhjes ndihmon kompaninë të dërgojë reklama dixhitale të synuara për konsumatorët. Ai i ndihmon tregtarët të lidhen me konsumatorët në vende specifike gjeografike. Sipas raporteve, gjurmimi i vendndodhjes, së bashku me mjete të tjera për mbledhjen e të dhënave, ndihmon Google të gjenerojë më shumë se 200 miliardë dollarë të ardhura vjetore nga reklamat. Në fakt, shumica e fitimeve të Google vijnë nga të ardhurat nga reklamat./UBTNews/

Exit mobile version