Gjykata Themelore e Gjilanit ua ka caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditëve dy mjekëve që u arrestuan të shtunën në mbrëmje.
H.B dhe L.M, dyshohet se kanë marrë ryshfet nga pacientët.
Lajmin e ka konfirmuar për Klankosova.tv zëdhënësi i kësaj gjykate Sabit Shkodra.
Shkodra tha se masa ndaj të pandehurve do të llogaritet ditës së ndalimit nga 29 prill deri më 28 maj.
“Kundër këtij aktvendimi mund të paraqitet ankesë në Gjykatën e Apelit në Prishtinë, në afat prej 24 orëve, pas pranimit të aktvendimit. Ankesa e paraqitur nuk e ndal ekzekutimin e këtij aktvendimi”, tha Shkodra.