Një gjykatë turke ka lënë në fuqi dënimin me burgim të përjetshëm të aktivistit dhe filantropit të të drejtave civile, Osman Kavala dhe shtatë të pandehurve të tjerë.
Tetë të dyshuarit u shpallën fajtorë në muajin prill në “përpjekje për të rrëzuar qeverinë” dhe u burgosën për 18 vjet pa lirim me kusht.
Presidenti Recep Tayyip Erdogan e ka akuzuar Kavalën për financimin e protestave masive antiqeveritare në vitin 2013. Megjithatë Kavala i ka mohuar akuzat.
65-vjeçari u arrestua në vitin 2017 dhe u ndalua për më shumë se katër vjet deri në gjykimin e tij, pavarësisht kritikave ndërkombëtare.
Këshilli i Evropës i ka bërë vazhdimisht thirrje Turqisë që të lirojë menjëherë Kavalën pasi një gjykatë evropiane vendosi se Ankaraja ka shkelur të drejtat e tij të njeriut./UBTNews/