UBT News

​Gjykata Themelore në Gjilan thotë se Mefail Shkodra nuk ka lëndë aktive në këtë institucion

Gjykata Themelore në Gjilan ka dalë me një sqarim lidhur me rastin e vrasjes së trefishtë që ndodhi të dielën, më 10 gusht, duke thënë se ndaj të dyshuarit Mefail Shkodra nuk ka lëndë aktive në këtë gjykatë.

Sipas njoftimit të gjykatës, Shkodra ka pasur tri lëndë penale dhe të gjitha janë të përfunduara me aktgjykim dënues.

Në vitin 2018, është akuzuar për veprën penale mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të armëve nga neni 374 paragrafi 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës është gjykuar duke shpallur fajtor të njëjtin dhe është dënuar;Në vitin 2014 është akuzuar për veprën penale vjedhja e shërbimeve komunale nga neni 320 të Kodit të ri Penal të Republikës së Kosovës, i cili për këtë rast është gjykuar dhe dënuar; Në vitin 2011, është akuzuar për veprën penale shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm neni 356 i KPRK-së, ku edhe për këtë rast është gjykuar dhe shpall fajtor nga kjo Gjykatë”, thuhet në njoftim.

Ndërkaq, sa i përket, dy të dyshuarve të tjerë Edonis Shkodra dhe Engjull Shkodra, gjykata tha se nuk figurojnë në regjistrin e evidencës penale për ndonjë vepër penale të gjykuar me vendim të plotëfuqishëm apo ndonjë rast të papërfunduar.

Exit mobile version