UBT News

Gjykata Themelore cakton paraburgim për të dyshuarin lidhur me vrasjen në Prizren

Gjykata Themelore e Prizrenit ka caktuar masën e paraburgimit për të dyshuarin që lidhet me rastin e rëndë të vrasjes që ndodhi para dy ditëve në Prizren.

Sipas raportit të Prokurorisë Themelore të Prizrenit viktima dhe i dyshuari ishin duke nxitur qentë në përleshje teksa më pas pas një mosmarrëveshje i dyshuari e ka nxjerrur thikën dhe e ka sulmuar viktimën i cili si pasojë e plagëve të marra ndërroi jetë në QKUK në Prishtinë.

Gjykata pas dëgjimit të palëve në procedurë dhe pas analizimit të shkresave të lëndës, gjeti se kërkesa e Prokurorisë Themelore për caktimin e paraburgimit është e bazuar, dhe Gjyqtari i procedurës ka vlerësuar se ekzistojnë arsyet ligjore për caktimin e kësaj mase.

Caktim i paraburgimit në këtë fazë është i domosdoshëm duke vlerësuar edhe peshën e rëndë të veprës penale, pasojat që ka shkaktuar, rrethanat dhe mënyrën në të cilën dyshohet se është kryer vepra penale, ku i pandehuri pas një mosmarrëveshje paraprake, në mënyrë dinake dhe duke shfrytëzuar besimin e viktimës, me dashje e privon nga jeta, pas një fjalosje të shkurtër papritmas dhe befasishëm i pandehuri nxjerr thikën dhe e godet viktimën në pjesën e gjoksit“, thuhet në komunikatë.

Exit mobile version