Trupi Gjykues i Dhomave të Specializuara në Hagë do të mblidhet sërish këtë të enjte. Duke filluar nga ora 12:00 ky trup do të shqiptojë urdhrin për dëmshpërblim të viktimave në çështjen gjyqësore kundër ish-pjesëtarit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Salih Mustafës.
Kujtojmë se më 18 dhjetor, Mustafa është dënuar nga Gjykata Speciale me seli në Hagë me 26 vjet burgim për vrasje të paligjshme, ndalim arbitrar dhe torturë. Ai është dënuar me dhjetë vjet burgim për ndalim arbitrar, 22 vjet burgim për torturë dhe 25 vjet burgim për vrasje të paligjshme.