UBT News

Gjykata Speciale cakton seancën e radhës ndaj Thaçit, Veselit, Selimit e Krasniqit

Gjykata Speciale ka caktuar seancën e re ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit e Jakup Krasniqit.

Kjo seancë është caktuar të mbahet më 17 dhjetor në orën 11:00.

E njëjta do të jetë si lloj konference mbi ecurinë e çështjes, ashtu siç ishte mbajtur më 18 dhjetor.

Gjyqtari i procedurës paraprake me këtë rast ka kërkuar nga Prokuroria e Specializur që  të dërgojë parashtresat me shkrim deri më 15 dhjetor në orën 16:00.

Po ashtu, ka kërkuar nga Prokuroria e Specializuar që të njëjtat t’i dërgojë deri më 14 dhjetor në orën 16:00./UBTNews

Exit mobile version