Të enjten, Rusia mori vendim për zgjatjen e paraburgimit për tre muaj ndaj gazetarit amerikan, Evan Gershkovich. Ai u arrestua gjatë muajit mars nën akuzat për spiunazh, të cilat i mohon. Që atëherë ai po mbahet në paraburgim në Moskë.
“Koha e paraburgimit është zgjatur me tre muaj… Deri më 30 nëntor të vitit 2023”, tha një zëdhënës i gjykatës Lefortovsky të Moskës./UBTNews/