Gjykata Themelore në Pejë ka njoftuar se ka refuzuar pjesërisht si të pabazuar kërkesëpadinë për shpifje të parashtruar nga ministri në detyrë i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, kundër deputetit Veton Berisha.
“Gjykata po ashtu ka hedhur pjesërisht kërkesëpadinë si të palejuar (pasafatshme) për disa nga deklaratat e pretenduara, ndërsa ka obliguar paditësin që të paditurit t’i kompensojë shpenzimet e procedurës kontestimore në shumën prej 374 euro, në afat prej 15 ditësh nga dita e pranimit të aktgjykimit, nën kërcënimin e përmbarimit me detyrim”, thuhet në njoftim.
Kundër këtij aktgjykimi, palët kanë të drejtë ankese në afat prej 15 ditësh nga dita e pranimit të tij./S.K/KP/
