UBT News

Gjykata në Ferizaj thotë se Dardan Krivaqa ka 10 dhe jo 136 vepra penale

Gjykata Themelore në Ferizaj, pas deklarimeve të ministrit të Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla se i dyshuari kryesor Dardan Krivaqa për vrasjen e 18-vjeçares ka 136 raste penale, njofton opinionin publik se ndaj të pandehurit sipas regjistrit elektronik të lëndëve ka të evidentuar 10 lëndë, prej tyre 9 të përfunduara.

Nga verifikimi i regjistrit elektronik të lëndëve SMIL i pandehuri D.K. është gjykuar me vendime të formës së prerë për veprat penale si vijon:

Më 05.02.2021, është gjykuar për veprën penale lëndim i lehtë trupor për të cilën i është shqiptuar dënim burgimi në kohëzgjatje prej 180 ditëve, i cili vendim ka marr formën e prerë më 24.03.2021.

Më 03.11.2020 për veprën penale të kryer në bashkëkryerje vjedhje e rëndë, për të cilën i është shqiptuar dënim burgimi në kohëzgjatje prej dy vjet, i cili dënim nuk do të ekzekutohet në kohën prej dy vjet nëse i pandehuri nuk kryen vepër tjetër penale, i cili vendim ka marr formën e prerë më 15.01.2021.

Më 04.08.2020 për veprën penale të kryer në bashkëkryerje vjedhje e rëndë, për të cilën i është shqiptuar dënim burgimi në kohëzgjatje prej 8 muaj, i cili vendim ka marr formën e prerë 18.05.2021.

Ndërsa lëndë të përfunduara ndaj të pandehurit D.K, si i mitur, janë të përfunduara nga gjykata si vijon:

Më 08.10.2014, për shkak të veprës penale të kryer në bashkëkryerje vjedhje e rëndë, sipas propozimit për shqiptimi e masës edukative, ndaj të njëjtit është pushuar procedura penale për shkak se të miturit D.K. (tani madhor) i është shqiptuar dënim me burgim si madhor nga Gjykata Themelore në Gjilan.

Më 07.06.2010 për shkak të veprës penale detyrimi dhe veprës penale kanosje, për të cilën i është shqiptuar masa edukuese – dërgimi në institucionin edukativo korrektues për të mitur në kohëzgjatje prej një viti, i cili vendim ka marrë formën e prerë më 21.12.2010.

Më 14.01.2010 për shkak të veprës penale vjedhje e rëndë, për të cilin masa edukative e dërgimit në institucionin edukativo korrektues sipas vendimit të datë 16.04.2008 i zëvendësohet me urdhërim për punë në dobi të përgjithshme.

Më 09.06.2008 për shkak të veprës penale vjedhje e rëndë, për të cilën i është shqiptuar masa edukative, dërgimi në institucionin edukativo korrektues në kohëzgjatje prej dy vjet, i cili vendim ka marrë formën e prerë më 24.02.2009.

Më 08.02.2008 për shkak të veprës penale për të cilën i është caktuar masa edukuese – mbikëqyrja e shtuar nga ana e prindit në kohëzgjatje prej dy vjet, i cili vendim ka marrë formën e prerë më 09.04.2008.

Më 28.01.2008 për shkak të veprës penale, për të cilën i është shqiptuar masa e dërgimit në institucionin edukativo korrektues në kohëzgjatje prej dy vjet, i cili vendim ka marr formën e prerë më 18.02.2008.

I pandehuri D.K. në Gjykatën Themelore në Ferizaj, lëndë të papërfunduar ka të evidentuar vetëm një rast dhe atë për shkak të veprës penale të kryer në bashkëkryerje, sipas aktakuzës së Prokuroria Themelore në Ferizaj të datës 09.12.2014.

Gjykata më 18.02.2015 ka caktuar dhe mbajtur seancën për shqyrtim fillestar, në të cilin të pandehurit janë deklaruar të pafajshëm.

Gjykata ka caktuar shqyrtimet gjyqësor në këtë çështje penale, në këto data: më 23.09.2015; 09.02.2016; 09.11.2016; 01.07.2019; 15.10.2020, si dhe janë ndërmarr veprime të shumta procedurale.

Ndryshe, Dardan Krivaqa është në paraburgim një muaj për vrasjen e 18-vjeçares Marigona Osmani në Ferizaj. Edhe bashkëkryesi tjetër i kësaj vepre makabre, Arbër Sejdiu është në paraburgim 30 ditor. 

Exit mobile version