Në fjalimin e tij të natës, Volodymyr Zelenskyy tha se Gjykata Ndërkombëtare Penale ka filluar një hetim për shembjen e digës.
“Përfaqësuesit e Gjykatës Ndërkombëtare Penale kanë vizituar rajonin e Khersonit ditët e fundit”, tha ai.
“Në ditën e parë pas katastrofës, zyra e prokurorit të përgjithshëm dërgoi një kërkesë përkatëse në Gjykatën Penale Ndërkombëtare në lidhje me një hetim të kësaj fatkeqësie dhe puna tashmë ka filluar.
Përafërsisht 4,000 banorë janë evakuuar nga ekipet e shpëtimit ukrainas”, tha presidenti./UBTNews/