Gjykata Ndërkombëtare Penale do të nisë hetimet nën dyshimet për krime lufte të kryera nga Rusia në Ukrainë.
“Ka bazë të besueshme se në Ukrainë janë kryer krimet e supozuara të luftës dhe krimet kundër njerëzimit. Qëllimi im është që ky hetim të përfshijë gjithashtu çdo krim të ri të supozuar që bie në juridiksionin e zyrës sime që është kryer nga ndonjë palë e konfliktit në çfarëdo pjese të Ukrainës”, ka thënë Karim AA Khan, prokuror në Gjykatën Ndërkombëtare Penale./UBTNews/