Gjykata më e lartë evropiane për të drejtat e njeriut i bëri thirrje Turqisë sot të ndryshojë një ligj në lidhje me fyerjen e presidentit, sipas të cilit dhjetëra mijëra janë ndjekur penalisht, pasi vendosi se ndalimi i një personi sipas këtij ligjit shkel lirinë e shprehjes, transmeton UBT News.
Vedat Sorli u dënua me 11 muaj burg me kusht në 2017 për një karikaturë dhe një fotografi të Presidentit të Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan, që ai ndau në Facebook, së bashku me komentet satirike dhe kritike.
Procedimet penale kundër Vedat Sorlit ishin “të papajtueshme me lirinë e shprehjes”, shtoi gjykata.
Mijëra janë akuzuar dhe dënuar për fyerje ndaj presidentit Erdogan, që nga koha kur ai kaloi nga kryeministër në president.
Në vitin 2020, 31,297 hetime u nisën në lidhje me këtë, 7,790 raste u ngritën dhe 3,325 rezultuan me dënime, sipas të dhënave të Ministrisë së Drejtësisë.
Që nga viti 2014 kur Erdogan u bë president, 160,169 hetime filluan për fyerjen ndaj presidentit, u ngritën 35,507 raste dhe kishte gjithsej 12.881 dënime.
Në fillim të këtij viti, një gjykatë dënoi politikanin pro-kurd, Selahattin Demirtas, me 3-1/2 vjet për fyerjen e Erdoganit, një nga dënimet më të gjata për këtë krim, sipas avokatit të Demirtas.
Konventa Evropiane për të Drejtat e Njeriut tha se ligji i Turqisë për fyerjen e presidentit i jep kreut të shtetit një status të privilegjuar mbi përcjelljen e informacionit dhe opinionit rreth tyre.
Ai tha se ligji duhet të ndryshohet për të siguruar që njerëzit të kenë lirinë për të mbajtur mendime dhe për të dhënë ide pa ndërhyrjen e autoriteteve./UBTNews/