UBT News

Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë i hap rrugë arrestimit të Sali Berishës

Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë ka rrëzuar kërkesën e disa deputetëve të PD, për të shpallur antikushtetues kërkesën e SPAK për arrestimin e ish-kryeministrit Sali Berisha.

Padia ishte firmosur nga 30 deputetë të PD, mes tyre edhe Gazment Bardhi, ndërsa vetë Berisha nuk e ka firmosur padinë e grupit të “Rithemelimit”.

Dy ditë më parë, Oerd Bylykbashi, Ivi Kaso dhe Franci Nuri përfaqësues të Grupit të Rithemelimit depozituan në Gjykatën Kushtetuese padinë lidhur me “konfliktin e kompetencave midis pushtetit Gjyqësor dhe pushtetit Legjislativ për imunitetin e deputetëve”.

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar 2 muaj më parë vendosi masë “detyrim paraqitje” dhe “ndalim të daljes jashtë shtetit” edhe për ish-kryeministrin Sali Berisha me akuzën e korrupsionit pasiv kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 260 dhe 25 i K. Penal”.

Bëhet fjalë për një pronë me rreth 10.000 metra katrorë, në qendër të Tiranës që në vitin 2008 është privatizuar me një vlerë prej 100.000 dollarë. Klubi sportiv “Partizani” ka qenë në pronësi të Ministrisë së Mbrojtjes, jo shumë larg nga qendra e Tiranës, ku sot janë ngritur 17 kulla. /tch

Exit mobile version