Gjykata më e lartë administrative e Francës urdhëroi qeverinë të ndalojë peshkimin në pjesë të Atlantikut për të mbrojtur delfinët, pasi një numër i madh i tyre u gjetën të ngordhur në bregdet.
Lëvizja vjen disa ditë pasi një institut oqeanografik raportoi se të paktën 910 delfinë ishin gjetur të pajetë në brigjet e Atlantikut të Francës që nga fillimi i dimrit.
Gjatë një jave të vetme, më shumë se 400 prej tyre u gjetën të bllokuar përgjatë bregut, një numër “i paprecedentë”, u tha në një raport të premten observatori oqeanografik Pelagis.
Disa OJQ mjedisore kishin paraqitur një ankesë ligjore kundër qeverisë për ngordhjen e delfinëve. Ata thanë se qeveria nuk po bënte mjaftueshëm për të mbrojtur speciet, të cilat rrezikojnë të zhduken nga pjesë të Gjirit të Biscay përgjatë bregut të Atlantikut.
Shumica e delfinëve të gjetur treguan lëndime në përputhje me kapjen në rrjeta, pajisje të tjera peshkimi ose motorë varkash./UBTNews/