Gjykata ukrainase ka ngrirë asetet ukrainase të tre biznesmenëve rusë për mbështetjen e luftës së Rusisë në Ukrainë, raporton Reuters.
Shërbimi i Sigurisë së Ukrainës (SBU) tha se asetet në pronësi të Mikhail Fridman, Pyotr Aven dhe Andrey Kosogov janë ngrirë. Ata konsideroheshin pjesë e rrethit të ngushtë të presidentit Vladimir Putin dhe kontribuan në “financimin e agresionit të armatosur të Federatës Ruse”, thuhet në deklaratë./UBTNews/