Gjyqtarët në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë vendosën të mërkurën se Uganda duhet t’i paguajë 325 milionë dollarë dëmshpërblime Republikës Demokratike të Kongos për rolin e saj në konfliktet në provincën e pasur me burime të Kongos, Ituri.
“Gjykata përcaktoi shumën totale të kompensimit të dhënë për Republikën Demokratike të Kongos, e cila është 325 milionë dollarë”, tha gjyqtarja kryesuese Joan Donoghue.
Uganda duhet të paguajë shumën në pesë këste vjetore prej 65 milionë dollarësh për të filluar në shtator të këtij viti, shtoi ajo, përcjell UBT News.
Megjithatë shpërblimi i përgjithshëm është shumë më i vogël se mbi 11 miliardë dollarët që kishte kërkuar Kongo, pasiqë gjykata hodhi poshtë disa pretendime duke përfshirë të gjitha pretendimet për dëme makroekonomike, duke thënë se nuk kishte prova të mjaftueshme për të mbështetur llogaritjet e Kongos.
Mosmarrëveshja e gjatë u soll për herë të parë në gjykatën më të lartë të Kombeve të Bashkuara në 1999.
Vendimet e GJND-së, e cila merret me mosmarrëveshjet ndërmjet shteteve, janë përfundimtare dhe pa ankesë./UBTNews/