Wikimedia Foundation u godit me gjobë tjetër nga Moska, sipas medias ruse.
Agjencia e lajmeve Interfax po pretendon se fondacioni, që ka nën pronësi enciklopedinë Wikipedia, u gjobit me 2 milionë rubla se ka dështuar për të hequr ato që Moska i quan “informacione të rreme” në lidhje me pushtimin e Ukrainës.
Fondacionit Wikimedia i janë shqiptuar një sërë gjobash derisa Rusia po vazhdon të godet informacionet e pavarura.
Vetëm gjatë javës së kaluar, fondacioni u gjobit me 800 mijë rubla./UBTNews/