Gjykata e lartë në Indi ka kritikuar ashpër qeverinë federale lidhur me planin e saj të vaksinimit.
Gjykatësit i kërkuan Qeverisë të sqarojë pse ishte e detyrueshme të regjistroheshin në një aplikacion për t’u vaksinuar. Gjykata tha se kjo do të pengonte vaksinimin në vendet rurale të Indisë, ku qasja në internet është e vështirë.
India ka administruar më shumë se 220 milionë doza të vaksinave që kur filloi procesin e vaksinimit në mes të janarit, por vetëm 3% e popullsisë është vaksinuar plotësisht.
Gjykata Supreme tha se kërkesa për të paguar pë vaksina mes njerëzve të moshës 18-44 vjeç ishte “arbitrare” dhe “iracionale”.
India thotë se synon të rrisë prodhimin e vaksinave dhe është zotuar të prodhojë të paktën dy miliardë doza midis gushtit dhe dhjetorit. Aktualisht janë dy vaksina të prodhuara në vend për koronavirusin: Covishield dhe Covaxin./UBTNews