UBT News

Gjykata e lartë e Pakistanit urdhëron policinë të hetojë sulmin ndaj Imran Khan

Gjykata e Lartë e Pakistanit ka urdhëruar një hetim të menjëhershëm policor për një sulm me armë ku mbeti i plagosur lideri i opozitës, Imran Khan.

Ish-kryeministri u qëllua në këmbë teksa drejtonte mbështetësit e tij gjatë një proteste të enjten e kaluar. Një person u vra dhe të paktën dhjetë të tjerë u plagosën gjatë atij sulmi.

Khan ka akuzuar kryeministrin aktual, ministrin e brendshëm dhe një gjeneral të ushtrisë për tentimvrasjen e tij. Ata i mohuan akuzat./UBTNews/

Exit mobile version