UBT News

Gjykata e Lartë e Indisë pezullon rrënimin e mbi 4 mijë shtëpive në Haldwani

Gjykata e Lartë e Indisë pezulloi rrënimin e më shumë se 4 mijë shtëpive që dyshohet se po cenojnë tokën që i përkiste hekurudhave në qytetin Haldwani në shtetin verior të Uttarakhand.

“Nuk mund të ketë çrrënjosje të 50 mijë njerëzve brenda natës. Duhet të ketë ndarje të njerëzve që nuk kanë të drejtë mbi tokën dhe nevojës për rehabilitim duke njohur nevojën e hekurudhave”, thanë nga Gjykata e Lartë.

Më 20 dhjetor, sipas një urdhri të miratuar nga Gjykata e Lartë e shtetit verior u tha se 4 mijë e 365 shtëpi që ishin ngjitur me linjën hekurudhore në koloninë Banbhulpura të Haldwanit janë ndërtuar pa leje dhe për këtë arsye duhej të rrënoheshin.

Gjykata e Lartë ka kërkuar përgjigje nga hekurudhat indiane dhe qeveria e Uttarakhandut dhe më pas do të mbahet seancë dëgjimore më 7 shkurt./UBTNews/

Exit mobile version