UBT News

Gjykata e Apelit redukton sërish orarin e punës për shkak të temperaturave të larta

Gjykata e Apelit ka njoftuar se nga e marta, 22 korrik, do të punojë me orar të reduktuar, si pasojë e temperaturave të larta që kanë përfshirë vendin. Ky vendim është marrë në përputhje me vendimin e Këshillit Gjyqësor të Kosovës, të datës 27 qershor 2025, si dhe në bazë të paralajmërimeve të institucioneve kompetente për valë të të nxehtit ekstrem në ditët në vijim.

Në njoftimin zyrtar të publikuar nga Gjykata e Apelit thuhet se masat kanë hyrë në fuqi menjëherë, duke filluar nga sot.

Këto masa do të rishikohen në vazhdimësi, varësisht nga kushtet klimatike dhe vlerësimi i menaxhmentit të gjykatës, në bazë të rrethanave teknike”, thuhet në njoftimin e publikuar në faqen zyrtare të Gjykatës në Facebook.

Vendimi vjen si masë mbrojtëse për të garantuar mirëqenien e stafit dhe qytetarëve në kushte të motit ekstrem.

 

Exit mobile version