UBT News

Gjykata e Apelit anulon dënimin me burg të përjetshëm për të akuzuarin për vrasje, dënohet me 30 vjet burg

Gjykata e Apelit e Kosovës ka aprovuar ankesën e mbrojtësit të të pandehurit Trimor Lalinovci, me të cilën këtij të fundit për shkak të veprës vrasje e rëndë, dënimi me burgim të përjetshëm i është zëvendësuar me 30 vjet burg.

Gjykata e Apelit shqyrtoi rrethanat lehtësuese dhe renduese të cilat i ka pasur parasysh gjykata e shkallës së parë, dhe vlerësoi se në rastin konkret, dënimi më burgim të përjetshëm, është i ashpër duke pasur parasysh rrethanat posaçërisht lehtësuese, si pranimi i fajësisë, mosha e re e të akuzuarit si dhe keqardhja e shprehur nga ana e tij.

Trimor Lalinovci ishte shpallur fajtor për vrasjen e kryer më 8 dhjetor 2019 në fshatin Surqinë.

Gjykata kishte konstatuar se i akuzuari me dashje kishte vrarë shokun e tij, Shkodran Bytyqin, e më pas kishte marrë trupin e viktimës dhe e kishte dërguar në Kishnapole të Gjilanit. Ai dyshohet se ishte kthyer përsëri në këtë fshat dhe kishte djegur kufomën e Bytyqit.

Exit mobile version