Një gjykatë në Bruksel ka dënuar gjashtë burra për vrasje dhe tentativë vrasjeje në shpërthimet e vitit 2016 në kryeqytetin belg, ku mbetën 32 të vdekur dhe mbi 300 të plagosur.
Dy sulmet e koordinuara në aeroportin e Brukselit në Zaventem dhe në stacionin e metrosë Maelbeek në qendër të Brukselit, u morën përsipër nga grupi i armatosur i ISIL (ISIS).
Vendimi shënon kapitullin e fundit në gjyqin më të madh të vendit në historinë e drejtësisë, i cili numëroi më shumë se 900 paditës./UBTNews/