UBT News

Gjykata anulon vendimin për t’i paguar energjinë katër komunave veriore

Gjykata Themelore në Prishtinë sot ka aprovuar kërkesëpadinë e Avokatit të Popullit për anulimin e vendimit të Zyrë së Rregullatorit të Energjisë elektrike për faturimin e rrymës së shpenzuar në katër komunat veriore qytetarëve të Republikës së Kosovës.

I njëjti aktgjykim e obligon ZRrE-në që të ndërmarr veprime që e obligojnë KEDS-in që të bëjë kompensimin e dëmit konsumatorëve të cilët janë faturuar për shpenzimin e energjisë elektrike në katër komunat veriore të Republikës së Kosovës, në vlerë prej 40 milionë e 855.480.00 Euro.

Exit mobile version