UBT News

Gjurmë të dinosaurëve gjenden në një restorant në Kinë

Gjurmët e këmbëve të dinosaurëve që datojnë qe 100 milionë vjet janë gjetur në një restorant në Kinën jugperëndimore. Një klient me sy të mprehtë i detektoi gjurmët e dinosaurëve në pjesën e jashtme të restorantit.

Disa “gropa guri” në restorantin në Leshan, provincën Sichuan, përmbanin gjurmët e dy sauropodëve, një lloj dinosauri që jetoi gjatë periudhës së hershme të Kretakut, tha Lida Xing, një paleontologe dhe profesoreshë e asociuar në Universitetin e Gjeoshkencave të Kinës. Ekipi i Xing i konfirmoi gjetet të shtunën përmes një skaneri 3D.

Sauropodët, që njiheshin për qafën dhe bishtin e gjatë, ishin kafshët më të mëdha që kanë ecur ndonjëherë në Tokë. Dy sauropodët që lanë gjurmë ndoshta ishin rreth 8 metra në gjatësi trupore, tha Xing.

Megjithëse shumë fosile të dinosaurëve nga periudha Jurassic janë zbuluar në Sichuan, shumë më pak fosile nga periudha e Kretakut janë gjetur./UBTNews/

Exit mobile version