Ambasadori i Serbisë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Marko Gjuriq, në një postim të tij i është referuar yllit shqiptar të muzikës botërore, Dua Lipa si “bashkëkombëse” dhe krahas emrit të saj e ka bashkëngjitur flamurin serb.
Këtë ai e ka bërë në njërin nga postimet në Twitter, derisa ka replikuar me ish-Ambasadoren e Kosovës në Amerikë, Vlora Çitaku për pjesëmarrjen e tenistit serb, Novak Gjokoviq në Australian Open.
“T’i lëmë anash komentet, unë jam fort krenar me bashkëkombësen tonë të dashur, Dua Lipën (Flamuri i Serbisë), edhe pse ajo mund të ketë mendime të ndryshme nga ne në çështje politike”, ka shkruar Gjuriq.