UBT News

​Gjuriq me gjuhë helmuese kundër Kosovës në OKB

Shefi i diplomacisë serbe Marko Gjuriq ka vazhduar me retorikën e Beogradit zyrtar duke akuzuar Kosovën për kinse “margjinalizim të popullatës serbe” dhe “përkeqësim të situatës në Kosovë”.

Ai gjatë fjalimit në KS të OKB-së me rastin e prezantimit të raportit të UNMIK-ut, ka thënë se “Serbia është e përkushtuar në mënyrë të vendosur ndaj dokumenteve kyçe të OKB-së dhe të ardhmes së begatë të të gjithë qytetarëve të saj.”

Gjuriq tha se “qe nga kthimi i Albin Kurtit në pushtet, ka filluar procesi i margjinalizimit të popullatës serbe” dhe se “veprimet provokuese të policisë së Kosovës krijojnë frikë te popullata serbe”.

Ai shtoi se Kurti nuk planifikon të zbatojë marrëveshjen për formimin e asociacionit.

“Në këtë mënyrë i hidhet hije marrëveshjeve”, tha ai duke shtuar se “situata në Kosovë është përkeqësuar në mënyrë dramatike, duke krijuar një klimë mosbesimi dhe frike.”

Exit mobile version