UBT News

Gjumi mënyrë e dobishme për të hequr kilogramët e tepërt

Të bërit më shumë gjumë mund të jetë një mënyrë e dobishme për të hequr kilogramët e tepërt, sugjeron një studim i ri.

Ekspertët zbuluan se shtimi i një ore ose më shumë gjumë në natë mund të reduktojë rreth 270 kalori nga dietat ditore të njerëzve, ekuivalent me rreth tre biskota me çokollatë.

Gjatë tre viteve, kjo mund të çojë në një humbje peshe prej 11.8 kilogramësh, thjesht duke fjetur më shumë, thanë studiuesit.

Një ekip nga Universiteti i Çikagos zbuloi sesi gjumi ndërvepron me obezitetin dhe ndërsa kreu një provë klinike me 80 të rritur.

Ata zbuluan se të rriturit e rinj, mbipeshë, të cilët zakonisht flinin më pak se 6.5 orë në natë, ishin në gjendje të shtonin 1.2 orë gjumë shtesë në natë pasi iu nënshtruan këshillave për të përmirësuar zakonet e tyre të gjumit.

Rezultatet treguan se të bërit më shumë gjumë reduktonte sasinë e përgjithshme të ushqimeve me një mesatare prej 270 kalori në ditë, ku disa njerëz konsumonin 500 kalori më pak.

Dr. Esra Tasali, nga qendra e gjumit e Universitetit të Çikagos, tha se studimi nuk kishte për qëllim të shqyrtonte humbjen e peshës.

“Por brenda dy javëve, ne kemi përcaktuar prova që tregojnë një rënie në marrjen e kalorive dhe një bilanc negativ të energjisë, sasia e kalorive të marra është më e vogël se kaloritë e djegura”, tha ajo.

“Nëse zakonet e shëndetshme të gjumit mbahen për një kohë më të gjatë, kjo do të çonte në humbje të peshës me kalimin e kohës”, tha Tasali.

“Shumë njerëz po bëjnë përpjekje për të gjetur mënyra për të ulur kaloritë e tyre për të humbur peshë, por vetëm duke fjetur më shumë, ju do të jeni në gjendje ta reduktoni atë ndjeshëm”, shtoi ajo. 

Exit mobile version