Edhe njëherë tjetër Python është në krye të anketës vjetore të IEEE për gjuhës më popullore të programit ndërsa SQL mesa duket është një aftësi kyçe.
Kur bëhet fjalë për gjuhë më popullore të programimit, Python është në krye ndjekur nga tre variantet C, C++ dhe C#, Java, SQL dhe JavaScript.
Përtej këtyre shtatë gjuhëve të programimit, popullariteti bie ndjeshëm ku R është rivali më i afërt po ka vetëm gjysmën e popullaritet të rivalit më të afërt.
JavaScript zakonisht udhëheq listat e gjuhëve të programimit nga burime të tjera si Stack Overflow ku anketat e tyre të zhvilluesve për vitet 2021 dhe 2022 tregonin JavaScript në krye ndjekur nga HTML/CSS, SQL, Python dhe TypeScript.
Megjithatë kur bëhet fjalë për të gjetur një punë, SQL është në kry të listës ndjekur nga Java, Python, JavaScript, C-të, HTML dhe TypeScript.
SQL është një aftësi shumë e kërkuar të paktën sipas postimeve të vendeve të punës.
IEEE ka analizuar qindra mijëra postime të vendeve të punës për të përpiluar këtë listë dhe zakonisht kërkojnë një gjuhë progrmaimit si dhe aftësi në SQL./PCWorld Albanian