Një 29-vjeçar është arrestuar nën dyshimet është i përfshirë në rastin e gjuajtjes me armë zjarri në rrugën “B” në Prishtinë, ku mbetën të plagosur dy persona, një nga ta kalimtar rasti.
Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, një nga të dyshuarit nuk ka respektuar urdhrat e zyrtarëve policorë dhe në vazhdimësi ka shtënë me armë zjarri e për çka thonë se njëri nga policët është obliguar që të gjuajë me armë në drejtim të të dyshuarit.
“Mbrëmë rreth orës 22:00 kemi pranuar informatën për një gjuajtje me armë në rrugën “B” në Prishtinë. Rastit i janë përgjigjur njësiti policor që gjendej në një pikë kontrolli në afërsi të vendit të ngjarjes. Pas intervenimit policor edhe përkundër dhënies së urdhrave verbal, njëri nga personat e dyshuar nuk ka respektuar urdhrat e zyrtarëve policor dhe në vazhdimësi ka shtënë me armë zjarri në drejtime të ndryshme dhe ka plagosur edhe një kalimtar rasti. Duke marrë në konsideratë faktin se veprimet e të dyshuarit përbënin një kërcënim të drejtpërdrejtë dhe potencialisht të rrezikshëm për qytetarët dhe për vet zyrtarët policor, polica domosdoshmërish janë detyruar të përdorin armën e zjarrit me qëllim të neutralizimit të veprimeve të tilla të rrezikshme të të dyshuarit si dhe për ta vënë të njëjtin nën kontroll, me ç’rast është plagosur personi i dyshuar. Personit të dyshuar po ashtu i është sekuestruar arma e përdorur në rast”, tregon policia.
Ndërsa personat e lënduar kanë marrë trajtimin e nevojshëm mjekësor dhe janë në gjendje të qëndrueshme shëndetësore.
Policia e Kosovës njofton se të dyshuarit R.R, i është shqiptuar masa e ndalimit, ndërkohë që hetuesit policor po ndërmarrin veprimet e nevojshme lidhur me rastin./UBTNews