Policia e Kosovës ka dhënë detaje për të shtënat me armë zjarri në Hajvali. Siç bën të ditur policia në raportin 24-orësh pas një mosmarrëveshjeje në komunikacion, një person ka shtënë me armë zjarri në drejtim të tjetrit.
Në vendin e ngjarjes njësia e hetimeve dhe krimteknikës ka sekuestruar një gëzhojë. Rasti është duke u hetuar.
“Rr. Brigada 153, Hajvali, Prishtinë. Ankuesi mashkull kosovar ka njoftuar se pas një mosmarrëveshje në komunikacion, një i dyshuar nga një veturë ka shtënë me armë zjarri në drejtim të tij. Në vendin e ngjarjes njësia e hetimeve dhe krimteknikës kanë sekuestruar një gëzhojë. Rasti duke u hetuar”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.