UBT News

Gjuajtja me armë në një shkollë në Finlandë u nxit nga bullizmi

Një 12-vjeçar që dyshohet se qëlloi për vdekje një djalë në shkollën e tij dhe plagosi rëndë dy vajza të tjera u motivua nga bullizmi, njoftoi policia finlandeze.

12-vjeçari u arrestua afër shkollës së tij në Vantaa mëngjesin e së martës, një orë pasi filloi të gjuante me armë zjarri ndaj fëmijëve të tjerë.

Edhe viktimat tjera ishin të asaj moshe. Dy vajzat po trajtohen në spital.

Ndërtesat publike në të gjithë Finlandën ulën flamujt e tyre nga ora 08:00 (05:00 GMT) të mërkurën në shenjë zie.

Policia njoftoi se 12-vjeçari ishte transferuar në fillim të këtij viti në shkollën Viertola në Vantaa, në veri të kryeqytetit, Helsinki./UBTNews/

Exit mobile version