UBT News

Gjoshi: Albin Kurti po zbaton vizionin e Serbisë për Jugosllavinë e Re


Zëdhënsi i PDK-së, Betim Gjoshi tha se miratimi i Qeverisë për mini-schengenin ballkanik është përkrahje e vizionit të Serbisë për Jugosllavinë e re.

Postimi i plotë:

Albin Kurti po zbaton vizionin e Serbisë për Jugosllavinë e Re

Sot Albin Kurti ia paska prerë shiritin Mini-Shengenit Ballkanik ose siç e quante ai <Jugosllavia e 4-të, të cilën e don Serbia>.

Albin Kurti që vet thoshte se <Mini-Shengeni është vizioni i Serbisë për Jugoallavinë e Re>, sot është bërë pjesë e kësaj iniciative.

Albin Kurti, sipas përshkrimeve të tij, po na del një zbatues i vizionit të Serbisë. Ky është një lajm tronditës për mbështetësit e tij dhe të Vetëvendosjes, por më shumë pasoja edhe për shtetin e Kosovës. Fatkeqësisht!

Exit mobile version