UBT News

Gjobitet një kompani e ndërtimit në Prishtinë, nuk vendosi masat e sigurisë

Inspektorët komunalë të Prishtinës e kanë gjobitur një kompani ndërtimi, për shkak se nuk kishte vendosur masat e sigurisë në vendpunishte, e që janë të detyrueshme.

Lajmin e ka bërë të ditur kryeinspektori i komunës së Prishtinës, Adonis Tahiri, teksa njoftoi se iu shqiptua gjoba prej 500 eurove.

“Masat e sigurisë në vendpunishte janë obligative. Mosrespektimi i vendimeve është i dënueshëm!Gjobë për investitorin – gjobë për punëkryesin!”, shkroi Tahiri në Facebook./UBTNews

Exit mobile version