UBT News

​Gjobitet me 200 euro shoferi i dehur në Ferizaj

Policia e Kosovës sot në ora 02:50 të mëngjesit në rrugën magjistrale Ferizaj-Prishtinë në Prelez, ka ndaluar shoferin, i cili me veturën e tij fillimisht nuk është ndalur në shenjën stop të policit, ndërsa pas kontrollimit të dokumentacionit dhe testimit me alkool-test ka rezultuar me 0.80% promil.

Në lidhje me këtë policia shoferit me inicialet R.K. (27) i shqiptoi një gjobë 200 euro, dy pikë negative dhe gjashtë muaj masë mbrojtëse, heqje e patentë shoferit, ndërsa është përjashtuar nga komunikacioni.

Policia Rajonale e Ferizajt apelon te shoferët e automjeteve që të respektojnë ligjin e komunikacionit rrugor të mos drejtojnë automjetet nën ndikimin e alkoolit, pasi që rrezikojnë direkt jetën e tyre dhe pjesëmarrësve tjerë në trafik.

Exit mobile version