Me 2 mijë euro është gjobitur një gjeometër në Rahovec, pasi në vitin 2019 kishte përpiluar një shkresë zyrtare dhe me nënshkrim të rremë e kishte vërtetuar një dokument zyrtar.
Siç njofton Gjykata Themelore në Gjakovë, i pandehuri M.M, është dënuar me burgim prej gjashtë muajsh pasi kishte pranuar fajësinë, por me kërkesën e mbrojtjes ky dënim iu zëvendësua me gjobë në shumë prej 2 mijë eurosh./UBTNews