Kryeministri britanik, Rishi Sunak është gjobitur pasiqë nuk e ka vendosur rripin e sigurimit në makinë dhe publikoi një video në rrjete sociale.
Sunak e pranoi se ky ishte gabim dhe kërkoi falje, teksa u bë e ditur se ai do të paguajë gjobën.
Në Britani pasagjerët që kapen pa rrip sigurie mund të gjobiten me 100 funta. Nëse çështja shkon në gjykatë, gjoba shkon në 500 funta.
Kryeministri ishte në Lancashire kur u filmua video gjatë një udhëtimi në veri të Anglisë.
Qeveria ka forcuar rregullat e rripit të sigurimit për shkak se shifrat e fundit të Departamentit të Transportit, treguan se rreth 30% e njerëzve që vdiqën si pasojë e aksidenteve me makina në rrugë në vitin 2021 nuk e kishin vënë atë./UBTNews/