Komuna e Prishtinës e ka dënuar me 800 euro një kompani për ndotje të rrugës, raporton Gazeta Sinjali.
Kështu ka bërë të ditur drejtori i Inspekcionit në këtë komunë, Adonis Tahiri.
Po ashtu, Tahiri ka thënë se kompania që është gjobitur është obliguar që ta pastrojë rrugën që e ka ndotur.
“Pastrimi i mjeteve në hyrje-dalje të vendpunishteve, do të kushtonte më lirë. 800 euro gjobë për ndotje dhe obligim kompanisë për pastrim të rrugës”, ka shkruar ai në Facebook