Dy persona në Ferizaj janë zënë duke kërkuar lëmoshë. Të dy personat e ndaluar nga policia janë gjobitur me nga 500 euro.
Drejtoria e Policisë së Kosovës për Rajonin e Ferizaj, kanë njoftuar se kjo u bë në kuadër të aksionit për të parandaluar lëmoshë kërkuesit.
Tek të arrestuarit M.S i moshës 48-vjeçare dhe H.Sh 69-vjeçar i janë gjetur sasi e parave.
“Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj , ka vazhduar aksionin e planifikuar, për të ndaluar lëmoshë kërkuesit në qytetin e Ferizajt. Në kuadër të këtij aksioni policia, ka ndaluar dy persona : M.S. (F/SH) e moshës 48 vjeçare dhe H.SH ( M/SH) i moshës 69 vjeçar, tek të cilët janë gjetur një sasi e parave dhe ndaj tyre u janë shqiptuar nga një gjobë për kundërvajtje. Në konsultim me gjyqtarin e Gjykatës Themelore të Ferizajt – Divizioni i Kundërvajtjes , paratë konfiskohen përkohësisht, deri në vendimin tjetër. Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, do të vazhdojë me aksionin për parandalimin e dukurisë së kërkimit të lëmoshës në qytetin e Ferizajt, si dhe apelon te qytetarët që, saherë hasin në lypsar, të njoftojnë menjëherë policinë , stacionin më të afërt, apo përmes aplikacionit digjital ‘’Lajmëro Policinë ‘’ dhe në numrat kujdestarë : 192 ,0290/326-250 & 0290/322-406”, thuhet në komunikatën e policisë.