Policia rajonale e komunikacionit rrugor sot në rrugën ‘’Brahim Ademi ‘’ në Ferizaj ka ndaluar shoferin dhe pas kontrollimit të dokumentacionit dhe testimit me alkooltest ka rezultuar me 1.00 %0.
Në lidhje me këtë policia ndaj shoferit M.R (M/K), i moshës 29-vjeçar i shqiptoi një gjobë sipas ligjit të komunikacionit rrugor prej 200 euro, dy pikë negative dhe gjashtë muaj masë mbrojtëse, heqje e patentë shoferit dhe u përjashtua nga komunikacioni.
Në njoftim thuhet se me këtë rast policia rajonale e Ferizajt, apelon te shoferët e automjeteve që të respektojnë ligjin e komunikacionit rrugor dhe mos të drejtojnë automjetet nën ndikimin e alkoolit.
Më tej thuhet se veprimet e tilla rrezikojnë direkt jetën e tyre dhe të pjesëmarrësve tjerë në komunikacion.
“Ftojmë qytetarët të bashkëpunojnë me policinë, për të gjitha kundërvajtjet që mund të shkaktohen në komunikacion të njoftojnë menjëherë policinë, stacionin më të afërt, apo përmes aplikacionit digjital ‘’Lajmëro Policinë ‘’ dhe në numrat kujdestarë : 192 ,0290/326-250 & 0290/322-406”, thuhet në njoftimin e policisë.